Sali Berisha kërkon protesta pas rastit Doshi

0

Ish-kryeministri shqiptar tash deputet i Kuvendit, Sali Berisha, ka kërkuar protesta pas ngjarjeve të fundit në Shqipëri me rastin Doshi. Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se Prokuroria duhet të mbështetet në hetimin e saj, porse ai nuk shpreson shumë në process të drejtë. Sipas tij, kryeministri Rama gjatë qëndrimit të tij në Prokurori ka përsëritur aty qëndrimin e minsitrit, Saimir Tahiri.

POSTIMI I PLOTË

Keshilli i vrasjeve, pasi fshehu per 6 muaj porosine e Metes per vrasjen e dy deputeteve, shkoi sot ne prokurori!!

Te dashur miq, keshilli i vrasjeve, zyrtaret me te larte te vendit, qe fshehen per 6 muaj skenarin e Ilir Metes per vrasjen e deputeteve Tom Doshi dhe Mhill Fufi, te deshmuar nga deputeti Doshi por dhe doresi ne nje rrefim te pakontestueshem prej 37 minutave, u kujtuan me se fundi apo u thirren nga Prokuroria e Shtetit per te deshmuar aktin makaber!

Pas daljes nga prokurori, Ilir Meta qesharak u mbrojt duke shitur Tom Doshin si deputet te PD per t’u thene shqiptareve se akuzat e Doshit dhe doresit Bami jane akuza te PD. Dje ai u tha shqiptareve se videon e Dritan Priftit e kishte montuar Shkelzeni, por sot Mjerua dhe papagalli qe ja kishin sygjeruar, pas kundermimit mbytes te trillimit, i thane harroje. Meta fill pas largimit, ne kundershtim flagrant me çdo praktike, shkoi direkt te Sajmir Tahiri per te bashkerenduar, i cili pas Metes do shkonte ne prokurori. I fundit qe u paraqit ne prokurori ishte Rama, i cili duket se u tha prokuroreve ate qe iu tha mbreme shqiptareve ne Opinion se hetimi eshte mbyllur nga Saimir Tahiri dhe se nuk ka atentat!

Te dashur miq, ne situaten kritike qe kalon vendi rruga e vetme mendoj se eshte mbeshtetja e hetimit nga prokuroria, por per sa kohe i akuzuari kryesor per skenarin e dy vrasjeve Ilir Meta paraqitet ne prokurori si kryetar Parlamenti, cdo hetim eshte i pashprese! Ju takon ju qytetare me protesten tone mbare popullore te shpetojme vendin nga klika vrastare ne pushtet!! sb

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here