Sali Berisha: “Edvin Kristaq Rama e urren Ibrahim Rugovën”

0

Sali Berisha e ka kritikuar Edi Ramën për atë që e ka cilësuar bllokadë të vendosjes së shtatores për ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, nga ana e kryeministrit aktual. Ish-presidenti e ish-kryeministri shqiptar ka shkruar në profilin e tij në Facebook.

Komenti:

Edvin Kristaq Rama bllokon vendosjen e shtatores se Presidentit Rugova në Tiranë

Të dashur miq, në një akt antikombëtar të mirëfilltë, Edvin Kristaq Rama prej më shumë se dy muajve ka bllokuar, duke urdhëruar këshilltarët e tij bashkiakë, vendosjen në një shesh në Tiranë të shtatores së presidentit Rugova, vepër e skulptorit Idriz Balani, përzgjedhur nga një konkurs ndërkombëtar organizuar për këtë qëllim në Prishtinë.

Bllokimi i vendosjes së përmendores të ish-presidentit Ibrahim Rugova është një akt i turpshëm, dëshmi e urrejtjes atërore e piktorit dështak ndaj intelektualit, politikanit, misionarit më të madh politik në historinë tonë kombëtare dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës.

Me këtë akt antikombëtar, Edi Rama, njeriu qe i vendosi çelësin e artë të Tiranës famëziut Bregoviç, hakmerret ndaj presidentit Rugova të cilin sipas dokumenteve zyrtare eterit e tij donin ta vrisnin në vitin 1991, vetëm se mbështeti PD dhe Sali Berishën. Pasi hoqi nga Tirana shtatoren e Nënë Terezës, për të cilën ai është shprehur me fjalët më të ulta, të cilat i përdorte i ati dhe bllokmenët e tjerë kundër saj, Edi Rama shpërthen me urrejtje ndaj Presidentit Rugova dhe bllokon vendosjen e përmendores së tij në qytetin e Tiranes!

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here