Sali Berisha: Edi Rama zëvendësoi profesionistët në Polici me trafikantë e delekuentë

0

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka akuzuuar Qeverinë e Edi Ramës se i ka zëvendësuar profesionistët në Polici me trafikantë e delikuentë. Sipas, tij rrahjet që ata po ua bëjnë qytetarëve nëpër rrugët e qyteteve shqiptare tregojnë fytyrën e vërtetë të Qeverisë së socialistëve.

 

Postimi i plotë

 

Keta nuk jane police. Keta jane fytyra e vertete e Rames dhe Tahirit, jane gangstere, çunat e krimit!!

Te dashur miq, pamje tronditese paraqiten keto kohe ne media, skena tipike te shtetit policor ne te cilat police me uniforme qe perfaqesojne shtetin gjuanje ne mes te rrugeve me grushta, shuplaka, shqelma si gangestere te vertete qytetare per kundravajtje. Pak dite me pare pame rastin e nje zonje ne Tirane, dje dhe sot mediat raportuan rastet te tjera te keqtrajtimit te qytetareve nga çunat e krimit, fytyra e vertete e Rames dhe Tahirit ne qytetet e Kavajes dhe Korces.

Ky eshte deshmi tjeter e shtetit policor te Edvin Kristaq Rames dhe neo-bllokmeneve, te cilet sapo erdhen ne pushtet per te hapur akset e droges shkrine policine rrugore dhe e zevendesuan ate me trafikante, delinkuente, si keta qe rrahin njerez ne rruge!! sb

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here