Sali Berisha akuzon pushtetin se po i djeg pyjet për zgjerimin e plantacioneve të drogës

0

Deputeti demokrat Sali Berisha ka akuzuar pushtetin se po i djeg pyjet për zgjerimin e plantacioneve të drogës.

“Pyjet po i djeg partia kanabiste!

Te dashur miq, zjarre te medha, njelloj si ne piskun e vapes se gushtit kane shperthyer ne zona te ndryshme te vendit. Keshtu, vetem dhjete diteshin e fundit, zjarret masive kane shkrumbuar qindra hektare pyje ne kryeqytetin europian te kanabisit, Tepelene, por dhe ne parqet kombetare te Dardhes dhe Dajtit perkatesisht ne Korçe dhe Tirane. Por dhe ne dhjetera zona te vendit, parcela te tera pyjore po digjen nen indiferencen totale te autoriteteve zjarrevenese. Burime te sigurta nga policia njoftojne se pyjet po i djegin narkotrafikantet e partise kanabiste per te zgjeruar plantacionet e tyre te kanabisit! sb”, ka shkruar ai. 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here