Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, është shpallur lojtari i muajit dhjetor në Premierligë nga Shoqata e Futbollistëve Profesionistë (PFA).

Egjiptiani i shënoi plot gjashtë gola gjatë muajit dhjetor, duke i ndihmuar skuadrës së tij t’i fitojë të gjitha shtatë ndeshjet e muajit të kaluar, transmeton Gazeta Express.

Kjo ecuri ka bërë që Liverpooli të jetë lider i padiskutueshëm në Premierligë.

Salah mori më së shumti vota, duke i lënë pas kundërshtarët e tij, Eden Hazard, Harry Kane, Ricardo Pereira, Paul Pogba dhe Marcus Rashford.

Salah bëhet lojtari i tretë i Liverpoolit që e fiton këtë çmim mujor nga PFA-ja këtë sezon, pas Sadio Manes në gusht dhe Virgil van Dijkut në nëntor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here