Safet Syla, i ftuari i shtatë nga Gjykata Speciale

0

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Safet Syla, është i ftuari i shtatë për t’u intervistuar nga Gjykata Speciale.

Syla ka thënë se është ftuar të martën nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.

“Gjatë ditës së djeshme edhe sot më kanë ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit hetues, ndërsa sot intervistimin e kam në orën 09:00”, ka thënë Syla për Insajderin.

Në këtë fundvit veçse kanë filluar të dalin emrat e parë të personave që janë ftuar nga Gjykata Speciale. Katër personat e parë që janë ftuar nga Gjykata Speciale për intervistim janë: Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna, Nazif Mehmeti dhe Sami Lushtaku

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here