Sabri Fejzullahu thotë se kënga me Ledina Çelon nuk u vlerësua sa duhet

0

Ai është një nga artistët më të dashur në gjithë trojet shqiptare.

Është fjala për Sabri Fejzullahun, i cili mban mbi supe një karrierë 50-vjeçare dhe ka arritur t’ju mbijetojë të gjitha kohërave.

Në repertorin e tij muzikor, Fejzullahu numëron qindra hite, disa prej tyre bashkëpunime me artistë të njohur.

Ndonëse çdo këngë e tij ka qenë mjaft e suksesshme, Sabriu ka treguar së fundmi se njëra prej tyre i ka mbetur peng që nuk marrë vëmendjen e duhur.

I ftuar në emisionin “Vizioni i Pasdites”, Sabriu tha se dueti me Ledina Çelon, “Ma ke prish gjumin e natës” nuk është vlerësuar siç duhet.

Dyshja morën pjesë me këtë këngë në “Festivalin e Këngës” në vitin 1999 dhe ata nuk u vlerësuan nga juria e asaj kohe.

Edhe pse kanë kaluar mbi 20 vite që nga ajo kohë, duket se Sabriu e ka të pamundur ta harrojë këtë fakt.

“Më ka mbetur peng një këngë e Edmond Zhulalit kompozitorin e madh shqiptar. ‘Ma ke prish gjumin e natës’ me Ledina Çelon. Ajo këngë nuk mori asnjë shpërblim. Nuk u vlerësua institucionalisht nga juria nuk mori për hir të mundit që ka bërë diçka”, u shpreh Fejzullahu.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here