Sabina Burgaj: Shqiptarët e suksesshëm në botë më bënin krenare mes vajzave më të bukura të botës

0

Fakti që shumë shqiptarë janë të suksesshëm nëpër botë në sfera të ndryshme ka bërë që prezantuesja e “Tv1channel” Sabina Burgaj të jetë ndjerë krenare kudo që është gjendur në mes të vajzave më të bukura të botës.

Kështu ka thënë në një intervistë vetë Burgaj, e cila kishte hyrë në mesin e dhjetë vajzave më të bukura të botës në një garë në Kinë, ku edhe e kishte marrë çmimin “Miss Buzëqeshja”

Ajo ka thënë se i pëlqe jeta në televizion, por edhe Psikologjinë, drejtimin që e studion, nuk mund ta lë mbrapa.

Burgaj  ka folur për Tiranën, Shkodrën, Kosovën, Librin, mashkullin ideal, planet për të ardhmen.

Kush është Sabina Burgaj jashtë ekranit televiziv dhe jashtë skenës ku prezantohet bukuria?

Jeta ime jashtë ekranit të televizionit është shumë e thjeshtë si e nje vajze normale në Shkodër. Zgjohem në mëngjes herët për vrap, vazhdoj punën jashte televizionit gjatë ditës, pastaj në televizion për edicionin e lajmeve, pasaj e mbush ditën me palestër, kurs gjuhe, shikoj ndonjë film në darke, dhe dita tjetër fillonn prej fillimit njësoj.

Jeni studiuese e Psikologjisë, ndërkohë merreni me Gazetari, pse?

Psikologjia ishte zgjedhja ime, e para pasi përfundova gjimnazin, sepse më ka pëlqyer gjithmonë të punoj me njerëz, të kem një pune që te jem në aktivitet, por tani për tani m’u ofrua mundsia të punoj në televizion dhe është diçka që më pëlqen shumë dhe e bëj me shumë dëshirë dhe pasion. Ekrani është shumë i bukur dhe të ofron shumë mundësi, për momentin më pëlqen të jem në ekran, por jo se Psikologjinë do e lë pas.

Keni një idol në profesion?

Të them të drejtën kam shumë personazhe nga të cilët frymëzohem dhe më pëlqen të ndjek punën e tyre, por e preferuara ime është Oprah Whinfrey , kjo sepse është nje gazetare që e ka filluar nga zero dhe sot është një nga më të mirat në Amerikë,  falë pasionit punës dhe vullnetit për të qenë më e mira në profesionin e saj. Nga shqipetarët, e preferuara ime absolute është Rudina Magjistari, ndërsa sa i përket fushës së bukurise , Agnesa Vuthaj është shumë e dashur për mua.

Po në fushën që lidhet me bukurinë cili është suksesi juaj më i madh?

Për sa i përket kësaj pjese, besoj se suksesi im më i madh ishte që të zgjedhesha mes shumë vajzave në Shqipëri dhe Kosovë për të përfaqësuar bukurinë shqiptare në KInë, dhe atje të vlerësohesha me hyrjen në Top 10 dhe çmimin Miss Buzëqeshja. Ishte një ndjesi shumë e bukur dhe krenari të përfaqësoje flamurin më të bukur në botë mes gjashtëdhjetë e pesë shteteve të botës.

A ndiheni më mirë në Shkodër apo në Tiranë?

Tirana më pëlqen, por jo për shumë gjatë. Më pëlqen të vi shpesh, por përditshmëria ime në Shkodër më pëlqen, ku njerëzit janë të ngrohtë shumë solidar, artdashës dhe shumë mikpritës.

Cili është libri i fundit që e keni lexuar dhe a i kushtoni kohë leximit?

Libri i fundit që kam lexuar ose më mire të them lista e librave është triologjia e “Hijeve të Grayt” tashmë shumë të diskutuar. Më pëlqen shumë të lexoj dhe librat më pëlqen t’i blej dhe t’i shoh në biblotekën time, pavarësisht se ditën e kam shumë të ngarkuar dhe e vetmja kohë për të lexuar është darkave vonë.

Çfarë nuk iu pëlqen në Shqipëri dhe për çfarë e doni Shqipërinë?

Do të doja të thoja vetem çfarë më pëlqen në fakt dhe kjo është se pavarësisht të gjithave sa popull i zgjuar, i dashur dhe i bukur që jemi ne shqiptarët. Shqiptarë të suksesshëm ka gjithandej në botë dhe kjo është ajo çfarë më bën vërtetë të ndjehem krenare sa herë kam qenë prezente mes konkurseve me vajza nga gjithë bota.

Po në Kosovë keni qenë ndonjëherë?

Po, Kosova është shumë e dashur për mua, e dua shumë Prishtinën dhe Prizrenin, sepse në këto dy qytete më ka qëlluar të rri me periudha të gjata për shkak të konkurseve të bukurisë. Gjithmonë në Kosovë shkoj me shumë dëshirë.

Si është një burrë ideal në mendjen e Sabinas?

I zgjuar, egoist , të më dojë dhe të më bëjë të qesh, pastaj i ka të gjitha (qesh).

Cilat janë planet tuaja në të ardhmen?

Para një viti nuk e mendoja kështu jetën time, besoj çdo vit e më shumë përmirësohem keshtuqë nuk di të them fiks një plan, por jo larg këtij profesioni, i cili është shumë i dashur për mua.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here