Sa shqiptarë ka në botë?

0

Si popull emigrant, shpesh thuhet se nuk ka vend në botë ku të mos jetë të paktën një shqiptar.

Po sa është numri i shqiptarëve brenda kufijve të republikës dhe nëpër vende të tjera?

Besfort Axhanela ka ideuar një projekt përmes të cilit synon të identifikojë të gjithë shqiptarët në botë, duke i mbledhur në një bazë të dhënash që quhet “Një Komb”. Projekti është një faqe interneti që “njekomb”, ku për tre muaj janë regjistruar mbi 430 mijë shqiptarë.

Axhanela ka treguar për “Top Channel”-in idenë e tij dhe synimin e projektit: “Mbi 95 për qind e shqiptarëve e kanë pasur në mendje që sa herë kanë shkuar diku jashtë kanë pyetur veten së paku njëherë: sa shqiptarë janë këtu? Domethënë, krejt kjo ka ardhur si nismë e fillimit të këtij projekti. Projekti ynë synon të identifikojë të gjithë shqiptarët nëpër botë dhe ku ndodhen ata”.

Më poshtë janë disa statistika të përafërta rreth numrit të shqiptarëve që jetojnë nëpër botë dhe në vend:

Gjermani: 450 000
Zvicër: 300000
Suedi: 70000
Danimarkë: 12000
Belgjikë: 60000
Itali: 800000 – 1 000 000
Angli: 100 000
SHBA: 200 000 – 800 000 (1 000 000)
Siri: 10 000
Turqi: 5 000 000
Argjentinë: 50 000
Kanada: 35 000
Ukrainë: 50 000
Finlandë: 9 000
Rumani: 10 000
Hungari: 1 500
Bosnjë: 5 000
Bullgari: 300
Kroaci: 18 000
Slloveni: 8 000
Azerbajxhan: 10.000.
Serbi: 65 000
Mal i Zi: 32 000
Greqi: 1 200 000 (5 000 000)
Maqedoni: 800 000
Kosovë: 1 700 000
Shqipëri: 2 800 000

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here