Sa polic do të angazhojë Qeveria serbe për vizitën e Hashim Thaqit në Beograd? (dokument)

0

Duke ditur që Thaçin në Mal të Zi e kanë ruajtur 1200 policë, pritet që në Serbi të angazhohen deri në 4,000 trupa policore.

Mediet serbe kanë botuar në ballina lajmin ekskluziv se zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, mund të vizitojë Beogradin në fund të prillit. Pas vizitës zyrtare të homologut të tij Daçiç në Prishtinë, në konferencën e Ballkanit Perëndimor, burimet e gazetës raportojnë se BE po ndihmon organizimin e një vizite të mundshme të Thaçit në Beograd, e para e tij ndonjëherë në kryeqytetin serb. Po ashtu, mësojmë se kjo vizite tashmë i ka sjellë kokëçarje shtetit serb i cili duhet të organizojë 4,000 policë për garantimin e sigurisë. Thaçi mbetet fytyrë e urryer në opinion serb, por burimet njoftojnë se vizita e tij do të ndihmonte shtensionimin e situatës midis Kosovës dhe Serbisë dhe do të ndihmonte dialogun.
Në anën tjetër, burimet pranë liderit të dikurshëm të UÇK konfirmojnë se Thaçi e ka konfirmuar pjesëmarrjen në konferencë ku pritet të jenë edhe ministrat e jashtëm Poposki dhe Daçiç si dhe zyrtarë të tjerë të lartë evropianë si dhe të Kosovës dhe Serbisë.

20150414235425616

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here