Sa po e dëmtojnë Amerikën bazat ushtarake në botë?

0

Më 24 mars, presidenti amerikan Barak Obama, ka njoftuar se të gjithë 9,800 trupat amerikane që aktualisht janë të stacionuara në Afganistan do të vazhdojnë të mbeten atje deri në fund të këtij viti.

Kjo ka gjeneruar një sasi të madhe të kritikave, edhe pse Obama pati premtuar se ushtari i fundit amerikan do ta lë këtë vend deri në fund të vitit 2014.

Të gjithë ata që shpresojnë se Shtetet e Bashkuara do të largohen nga Afganistani, megjithatë duhet ta kenë parasysh këtë: Shtetet e Bashkuara ende nuk e kanë lënë Gjermaninë.

Në fakt ekzistojnë disa vende që Shtetet e Bashkuara nuk i kanë lënë, edhe pse shumë prej këtyre vendeve nuk përbëjnë ndonjë kërcënim për ushtarët amerikan, ata kanë zbuluar një model që Shtetet e Bashkuara të qëndrojnë e jo të largohen, transmeton lajmi.net.

Sipas një informacioni zyrtar të siguruar nga Departamenti i Mbrojtjes (DiM), ekzistojnë ende rreth 40,000 trupa dhe 179 baza ushtarake amerikane në Gjermani, mbi 50,000 trupa në Japoni (dhe 109 baza ushtarake), dhe dhjetëra mijëra trupa me qindra baza në gjithë Evropën. Mbi 28.000 trupa janë prezentë në 85 baza ushtarake në Korenë Jugore, dhe ato janë atje që nga viti 1957.

Bazuar në informatat e siguruara nga DiM, Shtetet e Bashkuara kanë baza ushtarake në 74 vende dhe trupa ushtarake në pothuajse gjithë botën, duke filluar nga mijëra e deri në një në disa shtete (për shembull, mund të jetë ndonjë atashe ushtarak).

Për dallim, Franca ka baza ushtarake në 10 vende, derisa Mbretëria e Bashkuar në  7 vende.

Llogaritja e shkallës së prezencës ushtarake amerikane jashtë vendit nuk është një detyrë e lehtë. Të dhënat e publikuara nga Departamenti i Mbrojtjes janë të pakompletuara, dhe janë gjetur mospërputhje brenda dokumenteve. Quartz ka kërkuar sqarime nga Departamenti i Mbrojtjes, por nuk ka marrë ndonjë përgjigje në lidhje me këtë.

Në librin e ardhshëm “Baza Kombëtare: Si bazat ushtarake amerikane jashtë vendit po dëmtojnë Amerikën dhe botën”, të autorit David Vine, profesor i antropologjisë në Universitetin amerikan, shpalos detajet dhe vështirësitë e pranisë ushtarake amerikane jashtë vendit.

Ai shkruan: “sipas numërimit më të fundit të publikuar, ushtria amerikane aktualisht ende posedon  686 “baza” jashtë pesëdhjetë shteteve dhe Uashington, DC-së”.

Derisa 686 baza ushtarake janë goxha një numër i madh në vete, ky grup çuditërisht përjashton shumë baza tjera të njohura ushtarake amerikane siç janë ato në Kosovë, Kuvajt dhe Katar. Ajo çfarë është edhe më e habitshme, është fakti se Pentagoni ka përjashtuar këtu edhe bazat sekrete, sikur ato të raportuara në Izrael dhe Arabinë Saudite. Ekzistojnë aq shumë baza tjera ushtarake, sa që vetë Pentagoni nuk e dinë saktë numrin e tyre.

Kjo nuk është çështja e vetme, edhe një numër i bazave definitive do të përfshinin një gamë të gjerë të objekteve. “Baza” në vetvete është një term ombrellë që përfshin vende të referuara si “postë”, “stacion” ose “kamp” nga ana e organeve të ndryshme ushtarake.

Vine shpjegon: “Bazat janë të gjitha madhësive dhe formave, nga hapësirat masive në Gjermani dhe Japoni e deri tek objektet e vogla të radarëve në Peru dhe Porto Riko. Madje edhe vendpushimet ushtarake dhe zonat reaktive si Toscana dhe Seul, janë bazat të këtij lloji; që në mbarë botën ushtria zë hapësirë sa 170 fusha golfi”.

Harta e mëposhtme paraqet bazat ushtarake amerikane jashtë vendit, sipas zyrtarëve të BSR dhe nga hulumtimit të pavarur të kryer nga Vine (dhe Quartz), duke përdorur kështu raporte të lajmeve të verifikuara si dhe informacione nga Google Maps. Kjo hartë nuk merr parasysh bazat e NATO-s, duke përfshirë bazën e përfolur në Turkmenistan dhe një bazë në Algjeri, të raportuar në Wikileaks që dyshohet të jetë bazë amerikane.

Shumica e vendeve duke se kanë nga një bazë të vogël të forcave amerikane (nën 10).

Kjo krahasohet me Gjermaninë me 179, Porto Riko 37, ose në Itali me 58. Gjurmët më të mëdha ushtarake mbeten në vendet që Shtetet e Bashkuara i pushtuan në luftën e dytë botërore, derisa prania e saj në zonat e diskutueshme si Lindja e Mesme, në njëfarë mënyre është reduktuar, të paktën në kuptimin e bazave ushtarake.

Është vënë në pah nga komentatorët se jo të gjitha bazat kanë hapësirë të konsiderueshme.

Megjithatë, duke pasur parasysh informacionin që është në dispozicion është e vështirë të vlerësohet madhësia. Vine shkruan: “Pentagoni thotë se ka vetëm 64 “baza aktive” jashtë shtetit, dhe se shumica e hapësirave të tyre janë “shumë të vogla”. Por përcaktimi e “vogël” sipas të gjetura kapë vlerën e 915 milion dollarëve. Me fjalë të tjera, e vogla nuk mund të jetë aq e vogël”.

Informacioni në lidhje me trupat jashtë vendit, nuk është plotësisht i qartë, që e bën të vështirë të dihet shkallën e vërtetë të gjurmëve ushtarake amerikane. Analistja e forcave të armatosura IHS, Jame Dylan Lehrke, ka deklaruar për Quartz, se është e vështirë të zgjidhet definicioni për praninë ushtarake – për qeverinë, që do të thotë se bazat ushtarake apo trupat e dislokuara, sidoqoftë do të dukeshin të pranueshme nëse përfshijnë forma tjera të pranisë:

Sigurisht se dikush mund të thotë se Shtetet e Bashkuara kanë prezencë ushtarake edhe në Siri. Ata mund të mos kenë baza ushtarake dhe trupa në terren, por ne duhet ti përfshijmë aeroplanët luftarakë që fluturojnë në qiell. Ushtria amerikane ndoshta është më shumë e pranishme në Siri sesa në Gjermani.

Për ta quar këtë ide edhe më tej, do të ishte racionale të thuhej se Shtetet e Bashkuara kanë një prani ushtarake kudo që përdor fluturake pa pilot që godasin objektiva të ndryshme.

Të gjithat vendet që kanë një lloj të prezencës ushtarake amerikane, nga një atashe ushtarak e deri te trupat e përfshira në Irak dhe Afganistan, në thelb rezulton shumë më shumë në botë (përfshirë Rusinë, ku raportet e DiM raporton se ka 24 personel ushtarak).

Duke marrë parasysh një prani të konsiderueshme të trupave, ekzistimi i bazave ushtarake, nëse Shtetet e Bashkuara kryejnë sulme me fluturake pa pilot (Jemen, Siri dhe Pakistan) në rezultatet e vendit në përfaqësimin gjeografik të fuqisë ushtarake amerikane si më poshtë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here