Sa përqind e amerikanëve janë të mendimit se duhet të intervenohet kundër ISIS-it me trupa tokësore?

0

Nga dita më ditë shtohet përqindja në SHBA për intervenim me trupa tokësore kundër organizatës terroriste ISIS.Këtë e ka konstatuar në bazë të një sondazhi të institutit amerikan Pew.

Afërisht një amerikan në dy është në favor të intervenimit tokësor në Irak dhe në Siri kundër trupave të xhihadistëve të organizatës ISIS.Gjithnjë sipas institutit Pew në muajin tetor të vitit 2014 ishin 39 % e të anketuarve për një intervenim tokësor,derisa në publikimin e së martës del se numri është rritur në 47 %.Ndërsa në pyetjen të vazhdohet intensiteti i sulmeve mbi xhihadistët numri gjithashtu është rritur nga 57% ne muajin tetor,në 63 % aktualisht.Një nga pyetjet e sondazhit ishte se a duhet përgjigjur pozitivisht në kërkesat e terroristëve ndaj kërkesave të tyre për negociata ndaj robërve,gjegjësisht kushtëzimi me të holla në këmbim të robërve.Se nuk duhet të negociohet me terroristët janë 70 % e të anketuarve./burimi Belga/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here