Sa do të jenë pagat mujore të veteranëve të luftës?

0

Për pagesat e veteranëve, shqyrtimin dhe numrin e ankesave si dhe kategorizimin e shumës së pagesave të veteranëve të UÇk-së, ka folur Shkumbin Demaliaj, përfaqësuesi i Zonës Operative të Dukagjinit në Komisionin Qeveritar për Verifikimin e Veteranëve të Luftës së Kosovës.

Ai ka thënë se baza do jetë përafërsisht 236 -240 euro, sipas parashikimeve ligjore dhe formës se shpërndarjes nga linjat buxhetore shtetërore mbi pagat në Kosovë.

Demaliaj ka treguar ekskluzivisht për Lajmiri.com, se deri me tani ende nuk ka filluar shqyrtimi i asnjë ankese të dërguar nga të pakënaqurit, duke thënë se numri i kërkesave është i madh dhe se shqyrtimi i tyre merre kohë “Duhet kohë, sepse nuk ka filluar ende verifikimi i ankesave ende , por numri i tyre është i madh’’.

Ai tha se shqyrtimi i tyre duhet bërë më së largu 2 muaj pas përfundimit të afatit të ankesave.

I pyetur se kur do të dalin listat përfundimtare për veteranët e UÇK-së, Demaliaj tha se pas shqyrtimit te ankesave do te përpilohet lista përfundimtare e secilës Zone Operative’’ .

Demaliaj tregoi edhe për dhënien e benificioneve, për shumën e pagës, dhe për kategoritë që do të përfitojnë

“Sa i përket beneficioneve janë te kategorizuara ku përpos familjarëve të dëshmoreve, që marrin ndihmë materiale, pension marrin dhe invalidët e luftës në baze te përqindjes se invaliditetit ku baza e dëmtimit nga plagët e marra sëmundja në luftë e të tjera duhet te jetë 20 %, sepse nën këtë bazë nuk mund të merr pension invalidor”, tha ai.

”Kategoria tjetër që përfiton pension që me ligj parashihet diku i përafërt me pagën minimale në Kosovë dhe ata janë vetëm veteranët luftëtarë, të cilët nuk janë të punësuar”, tha Demalijaj.

Sipas tij, dhënia e benifitieve do të bëhet sipas përqindjes dhe sipas kategorisë dhe statusit martesor.

Ai tha se familja e veteranit postmortum nuk merr pension te plote, por merr diku 70 -75 % të pensionit.

Demalijaj ka lënë të kuptohet se shuma e mjeteve mujore që mund të përfitojë një veteran do të jetë 236 deri ne 240 euro. /lajmiri.com/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here