Rusia Serbisë: “A doni mbështetje për Srebrenicën? Pranoni këto kushte!”

0

Serbia mund të paguajë çmim të lartë në rast se i kërkon Rusisë të vejë veto në rezolutën e propozuar nga Britania e Madhe për gjenocidin e Srebrenicës.

Në rast se Moska lutet ta mbështesë Beogradin, atëherë Kremlini do të vejë kushte të rënda për qeverinë e Aleksandar Vuçiqit, shkruan Blici serb, përcjellë Klan Kosova.

Kosova nuk ka zënë vend fare në këto muhabete.

Kërkesa e parë e Moskës ka të bëjë me OSBE, kryesuese e radhës e së cilës është Serbia, të cilës do t’i kërkohet të mbajë anën e Rusisë, në temën e konfliktit të Ukrainës.

Kushti i dytë është që Beogradi të përfshihet, nëse jo edhe të udhëheq, nismën për heqjen e sanksioneve ndaj Kremslinit.

I treti ka të bëjë me kërkesën e rëndë të Moskës që Serbia të heq dorë nga çfarëdo afrie në NATO.

Kushti i katërtë është që investimet ruse në Serbi të trajtohen shumë më mirë se deri tashti.

Blic ka mësuar se presidenti Tomislav Nikoliq ka kërkuar ndihmën e Moskës, pa e pyetur fare qeverinë dhe shefin e saj, Vuçiq.

Përgjigjen ruse, me katër kushtet e lartpërmendura e ka dhënë njeriu i parë i Vladimir Putinit për Serbinë, Aleksandar Babakov, të premten e kaluar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here