Rusia ndjehet e kërcënuar nga SHBA-ja dhe kërcënon Evropën

0

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura ruse, Valery Gersimov paralajmëroi se vendet evropiane që janë instaluar elementet e mbrojtjes raketore të SHBA (PRO) do të jenë objektivat prioritare të Moskës.

Gjenerali Gersimov, gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Siguri në Moskë, tha se sistemi i mbrojtjes nga raketat e dislokuara në Poloni dhe Rumani, janë një kërcënim për Rusinë dhe se është gati për t’u përgjigjur një provokimi të tillë, transmeton TetovaSot.

“Forcat jonukleare, ku janë vendosur elementet të PRO, u bënë objekt i përgjigjes parimore”, tha shefi i Forcave të Armatosura të Rusisë, duke patur parasysh Rumaninë dhe Poloninë.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha gjithashtu se stërvitjet ushtarake të NATO-s në Evropën Lindore janë në shënjestër kundër Rusisë.

Ai tha se Rusia është ende i shqetësuar për mburojën raketore të SHBA-së, të instaluara në Evropë, sepse ajo është një “kërcënim për stabilitetin strategjik”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here