Rusia lyp shpjegime pse duhet krijuar Ushtria e BE-së

0

Rusia po kërkon shpjegime se pse duhet të krijohet Ushtria e Bashkimit Evropian. “Ne do të dëshironim të kuptojmë se çka do të thotë kjo ide, pasi politikanët evropianë tashmë e kanë shqyrtuar këtë çështje në nivele të ndryshme gjatë 30 viteve të kaluara”, tha sot zëvendësministri i jashtëm rus, Aleksei Meshkov. Para dy ditësh, Jean-Claude Juncker tha se BE-ja duhet ta krijoj ushtrinë e vet me qëllim që të jetë e aftë të përgjigjet ndaj kërcënimeve të sigurisë, me të cilat ballafaqohen vendet anëtare të BE-së dhe shtetet fqinje.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here