Rusia garanton Serbinë se Kosova nuk do të bëhet anëtare e OKB-së

0

Kryetari i komitetit për marrëdhënie ndërkombëtare në Dumën ruse, Aleksej Pushkov ka thënë se “anëtarësimi i Kosovës në OKB është një vijë e kuqe e cila nuk guxon të kapërcehet”.

Serbia ka marrë garanci të forta nga Rusia se kjo e fundit do të bllokojë, me veto, secilën tentativë për anëtarësim të Kosovës në OKB.

Kështu thuhet në një kumtesë që u lëshua nga Skupshtina serbe, pas një takimi që kryetari i komisionit parlamentar për Kosovë, Milovan Drecun pati me kryetarin e komitetit për marrëdhënie ndërkombëtare në Dumën ruse, Aleksej Pushkov.

Sipas njoftimit të transmetuar nga mediat serbe e të përcjellë nga Klan Kosova, Pushkov ka garantuar Drecunin dhe Beogradin se “anëtarësimi i Kosovës në OKB është një vijë e kuqe e cila nuk guxon të kapërcehet”.

Drecun ka thënë që Serbia është gati për të shtuar angazhimet në mënyrë që të përforcojë kapacitetet për ruajtjen e integritetit të saj në Kombet e Bashkuara. Sipas tij, Serbia e konsideron Kosovën dhe Metohinë territor të patjetërsueshëm të saj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here