Rusia dhe Kina nuk ia dalin ta bllokojnë seancën e KS të OKB, të ftuar nga SHBA

0

Rusia, Kina, Afrika Jugore dhe Guineja pa sukses kanë tentuar ta pengojnë seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së rreth Venezuelës, të thirrur nga SHBA.

Këto 4 shtete kanë lëshuar kumtesa përmes të cilave kanë bërë me dije se e mbështesin Kuvendin Kombëtar të Venezuelës si “një institucion të zgjedhur në mënyrë demokratike”, raporton Reuters, përcjellë Portali ONLINE.

Nga 15 anëtarët e KS të OKB-së vetëm këto 4 shtete janë shprehur kundër seancës, 9 ishin për mbajtjen e seancës ndërkaq 2 ishin të përmbajtura.

Për refuzim apo ndërprerje të seancës duhet të shprehen së paku 9 anëtarë, ndërsa anëtarët e rregullt të KS, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina nuk mund të shfrytëzojnë të drejtën e vetos.

Seanca ishte thirrur nga sekretari shtetëror amerikan Mike Pompeo.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here