Rusia bllokoi 8 anije turke, Turqia 27 anije ruse

0

Tensionet mes Moskës dhe Ankarasë vijojnë të rriten, që kur Turqia rrëzoi avionin rus me pretendimin se kishte shkelur hapësirën e saj ajrore më 24 nëntor.

Rusia bllokoi tetë anije tregtare turke në Detin e Zi, ndërsa Turqia në shenjë hakmarrjeje mban të bllokuara 27 anije ruse. Sipas medieve në Turqi, kriza diplomatike mes dy superfuqive ka ndikuar ndjeshëm edhe në tregtinë detare.

Rusia mban të bllokuara tetë anije tregtare me flamuj turq “në përputhje me Memorandumin e Mesdheut dhe Detit të Zi” qysh prej javës që pasoi incidentin me avionin ushtarak. Fillimisht Ankaraja nuk bëri asgjë, me shpresën e ndalimit të lëvizjeve të tilla nga Rusia. Por teksa Moska ka vazhduar të veprojë në këtë mënyrë, Turqia ka vendosur të bëjë të njëjtën gjë në përputhje me “parimin e reciprocitetit”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here