Rusi thotë se do ta mundë sonte boksierin shqiptar

0

Boksieri rus, Denis Bekhatov dhe ai shqiptar Arnold Gjergjaj, do të masin forcat sonte në në St.Jakob Halle të Zvicrrës.

Bekhatov ka thënë se është përballur me boksier më të mirë se Arnold Gjergjaj dhe ka fituar.

Optimist për këtë përballje duket Bekhatov i cili thekson që ka ardhur vetëm për fitore.

“Kam stërvitur shumë për këtë meç dhe synimi im është vetëm fitorja nesër” thekson Bekhatov për Kosova Boxing.

Ai po ashtu thekson se ka analizuar mirë Gjergjajn. “Secili boksier ka dobësitë e tij dhe Gjergjaj, po ashtu ka disa që unë do të mundohem ti shfrytëzoj” tha Bekhatov.

Në pyetjen se a ju frikëson rekordi impresionues i Gjergjaj në 27 meçe të tij, të gjitha fitore dhe për goditjet posedon që ai posedon, Bekhatov thotë: ”Nuk më intereson rekordi i tij, aq më teper se sa godet ai. Unë jam ndeshur edhe me boksier që konsideroj që godet më fuqishëm se Gjergjaj, si psh. gjermani Steffan Kretschman të cilin e mposhta dy herë me nakaut”.

Por, do të jetë ringu nesër që do të dëshmoj se cili do të jetë fituesi, aty ku ska fjalë por mbetët boksi i treguar, ku mendojmë që Gjergjaj me duelet e tij të deritashme ka treguar se është i pjekur të mposht edhe Bekhatovin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here