Rundblom:Suedia i kthen refugjatët kosovarë brenda tre muajve

0

Komuna e Vushtrrisë nuk ka ndonjë shifër të saktë se sa qytetarë nga kjo komunë kanë ikur në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, por bazuar në të dhënat që dalin nga Zyra e Gjendjes Civile, shifrat për numrin e nxënësve që kanë braktisur bankat e shkollës janë shqetësuese. Rrugën e emigrimit e kanë marrë edhe të punësuarit, pasi që supozohet se deri më tash kanë lëshuar vendin mbi 100 qytetarë, të cilët kanë qenë të punësuar dhe kanë marrë paga. Arsyet e emigrimit të qytetarëve të kësaj komune, që në krahasim me komunat tjera të Kosovës, ka filluar shumë më vonë, por me një hov të shpejtë, janë të ndryshme. Shkak kryesor është shkalla e lartë e papunësisë, kushtet e rënda ekonomike, ndjenja e paperspektives, lakmia për një jetë më të mirë, por edhe propaganda e grupeve të organizuara kriminale, që kanë për qëllim përfitime materiale.

Të gjitha këto u thanë gjatë një takimi që pati kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, me zyrtaren e lartë ndërlidhëse për migracionit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Suedisë, të premten, në Vushtrri. Sinjalet që vijnë ditëve të fundit nga organet kompetente komunale, kryetari i Vushtrrisë, Bajram Mulaku, tha se tregojnë se interesimi i qytetarëve nga kjo komunë për të emigruar dukshëm është zvogëluar, edhe si rezultat i angazhimit të institucioneve komunale, Qeverisë dhe Presidencës së Kosovës, përfaqësuesve të vendeve të BE-së, por edhe medieve, të cilat, Mulaku tha se po pasqyrojnë rrugën e vështirë dhe peripecitë e qytetarëve për të emigruar, shkruan Zëri.

Ndërkaq, zyrtarja suedeze, Rundblom, tha se shifrat që u prezantuan në takimin me Mulakun, vërtet janë shqetësuese. Sipas saj, edhe Suedia, sikurse disa shtete të tjera të BE-së, është përfshirë në emigrimin e kosovarëve. Sipas saj, në këtë shtet, gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti, janë pranuar 650 persona, kryesisht familjarë. “Ata janë akomoduar në mënyrën më të mirë, janë duke u trajtuar sikurse gjithë shtetasit tjerë, por një gjë ua kemi bërë të qartë, e me këtë rast dëshiroj që edhe të tjerëve që synojnë këtë rrugë t’i informojë, se Suedia nuk pranon azilkërkues nga Kosova, duke pasur parasysh se ky vend llogaritet si vend i sigurt”, tha ajo.

Rundblom siguroi se Suedia të gjithë refugjatët do t’i kthejë brenda një periudhe prej 3 muajsh, sepse procedura për verifikimin e shkaqeve të qëndrimit nuk merr kohë më shumë se dy muaj.  /Zëri/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here