Rumania në prag të njohjes së shtetit të Kosovës

0

Kryeministri i Rumanisë, Victor Ponta, ka thënë se shteti i tij mund ta njohë Kosovën.

“Në vitin 2008 Rumania pati marrë vendim për mosnjohjen e Kosovës, por gjërat kanë ndryshuar që nga atëherë. Qeveritë kanë ndërruar dhe mund të ketë një vendim të ri për njohjen e Kosovës”, ka thënë Ponta për “Klan Kosovën”, pas përfundimit të Samitit të Liderëve të Evropës Juglindore, që u zhvillua në Tiranë.
Njohja e Kosovës nga Rumania, sipas Pontas, do të rishikohet pasi shumë gjëra në Kosovë kanë ndryshuar që nga viti 2008. Por ai ka thënë se njëra prej arsyeve kryesore është se Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar një proces të suksesshëm të bisedimeve.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here