Rugovë:mungesa e rrymës i demton bizneset!

0

Fluks i madh i vizitorëve në Bjeshkët e Rugovës. Po të kërkosh një vend ne ndonjërin nga komplekset hotelierë – turistike ne Bogë të Rugovës që të kalosh vikendin , do të duhet të jesh më shumë fat ngase të gjitha kapacitetet që kanë ato objekte janë përplot vizitor nga mbarë Kosova , por edhe nga Shqipëria. Pronaret e kapaciteteve turistike ankohen në furnizimin shumë të dobët të këtij mjedisi më energji elektrike e që po ju vështerson punën dhe po i jep imazh të keq turizmit në këto treva Sezoni turistik dimëror në bjeshkët e Rugovës ka filluar dhe pa vazhdon të jetë i mbarë, që nga bora e parë , pastaj festat e fundvitit , por edhe dhe tani këtyre ditëve të Janarit, në fshatin Turistikë Bogë të Rugovës ka një fluks të jashtëzakonshëm të vizitorëve. Kapacitetet turistike të këtij fshati i kalojnë 200 shtretër në disa nga objektet hoteljero turistike.Po ashtu , në disa nga fshatrat e Rugovës përmes një Projekti Italian nga Trentino janë ngritë kapacitet e para te turizmit familjar, ku mysafiret pritën ne këto shtëpi në“ ambiente familjare“ me mikpritjen tradicionale Rugovase turistike. Përpos bukurive të rralla që ofrojnë këto bjeshkë, pastaj mundësitë e shumta rekreative dhe te sporteve të bardha por edhe asfaltimi dhe mirëmbajta e Rrugës nga Kuqishta në Bogë kanë bërë që ne ketë sezon turistik të kemi një fluks si kurrë më parë pohojnë shumë nga pronaret e bizneseve hoteljere dhe turistike të Boge në Rugovë. Ajo që brengos dhe ua vështirëson punën e këtyre bizneseve është mungesa e energjisë elektrike e cila edhe ketë vit , ashtu sikurse edhe viteve te mëparshme po përcillet me ndërprerje të shumta dhe reduktime të ashpra. Ata ,pohojnë se në veçanti gjendja më furnizim të energjisë elektrike është përkeqësuar tej mase pas vitit të ri . Ne KEDS arsyetohen “ kinse ka pasur defekte.Është normale që në kushte të ashpra klimatike të dimrit në këto bjeshkë të ketë edhe defekte me te shpeshta , për shkak se as rrjeti energjetikë në ato treva nuk është në nivel dhe konform kërkesave që tani kanë ato biznese pohojnë zyrtar brenda KEDS-it në Pejë. Në anën tjetër bizneset e turizmit në bjeshkët e Rugovës kërkojnë një qasje më serioze të Institucioneve komunale dhe atyre të shtetit të Kosovës ndaj interesave të bizneseve , në veçanti kur me plotë gojën thuhet se orientim i tyre është zhvillimi i turizmit alpin dimëror dhe veror. Ata duan që pushteti lokal dhe qendror te bëjë presion te KEDS-i që këto treva te kenë prioritet ne furnizim më energji elektrike , ngase nga taksat e këtyre bizneseve përfiton edhe shteti, thonë ata.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here