RTK dhuratë Rita Orës

0

Drejtori general i RTK-së, Mentor Shala i ka dhuruar një dhuratë këngëtares së famshme Rita Ora.

“Ishte nder që në emër të RTK t’ia dhurosh një dhuratë në shenjë mirënjohjeje Rita Orës që RTK e ka nderuar si personalitet i vitit 2014, në ngjarjen e organizuar nga ambasada e Republikës së Kosovës në Britaninë e Madhe”, ka shkruar Shala në Facebook.

Në ngjarje sipas Shalës ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ish kryeministri britanez Toni Bler, Lordi Robertson, etj.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here