Rrustem Mustafa, ia tërheqë vërejtjen seriozisht Isa Mustafës

0

Rrustem Mustafa, zyrtar i lartë i PDK-së dhe deputet në Parlamentin e Kosovës ia ka tërhequr vërejtjen kryeministrit Mustafa që të përmirësojë komunikimin ndërinstitucional dhe atë medial.

“Në bazë të formës së qeverisë, në sistemin parlamentar kryemistri i vendit e ka pushtetin përfundimtar, ai është lideri i pushtetit ekzekutiv dhe ka për obligim të përmirsojë komunikimin ndërinstitucional si dhe atë medial”, ka theksuar Mustafa.
“Po ofrohet koha kur koalicioni i madh nuk do të jetë domosdo, prandaj liderët duhet pasur kujdes për arsye se jo me çdo kusht munden me qëndru në pozitat e dëshiruara”, e ka sforcuar fjalorin ai.
“Vendit i duhet normalizim institutcional, kjo arrihet me politika e sjellje të qytetëruara dhe komunikim efektiv për të qenë afër prioriteteve në nevojë. Kemi nevojë për ndjeshmëri të lartë ndaj rendit, ligjit në përgjithësi, të politikëbërsve në veqanti..!!”, është shprehur Rrustem Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here