Rrustem Mustafa, Arsim Bajramit: Ti vetë ishe rektor në universitet privat

0

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa, ka dalur kundër logjikës së Ministrit të Arsimit, Arsim Bajrami, lidhur me zhvlerësimin e diplomave të atyre që kanë ndjekur studimet në universitete private.

“Dilemat e Arsimit për ARSIMIN..!!
Ministër, nuk jemi në vitet e 90-ta, që të kemi dy ide për të njëjtën çështje.
Duhet të ditur se a po e respektojmë apo do ta ndërrojmë kushtetutën.
Kësaj radhe, Ministër ju po e kontestoni sistemin e arsimit privat , të njohur nga ligji i Arsimit të lartë, të cilin edhe vet ju me ngulm e patët promovuar përmes spoteve televizive, bile në cilësinë e rektorit të një “universiteti” privat.
Ju si Ministër duhet të krijoni kushte për sistem unik dhe cilësor të arsimit e jo të shkaktoni huti dhe konfuzion të panevojshëm te qytetarët e vendit”, ka shkruar Mustafa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here