Rrugët kryesore të kalueshme përkundër borës

0

Policia e Kosovës ka bërë me dije se përkundër borës që ka rënë sipas informacioneve të pranuara nga Drejtoritë rajonale përkatëse policore dhe atyre kufitare në përgjithësi rrugët janë të kalueshme, “përveç disa akseve rrugore që qojnë nëpër fshatra, zona të thella malore dhe të kufirit ku kalueshmëria është më e vështirësuar nga bora dhe duhet shtuar kujdesi gjatë qarkullimit”. Policia e Kosovës, ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të jenë të kujdesshëm gjatë qarkullimit në rrugë, e veçanërisht në orët e hershme të mëngjesit dhe gjatë natës kur krijohen ngrica, t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe të kenë pajisjet e nevojshme dimërore duke vepruar në pajtim me ligjin mbi sigurinë dhe komunikacionin rrugor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here