Rrugës për në Evropë: Më shumë gra dhe fëmijë

0

Kufirin nga Greqia në Maqedoni e kanë kaluar aktualisht gati 60 për qind gra dhe fëmijë, tha UNICEF në Gjenevë, transmeton albinfo.ch.

Për herë të parë që nga fillimi i krizës së refugjatëve, më shumë gra dhe fëmijë vërehen në rrugën e tyre drejt Evropës se sa meshkujt. Krahasuar me situatën e gjashtë muajve më parë, përqindja e fëmijëve është trefishuar.

Në qershor të vitit 2015 mbi 73 për qind e njerëzve rrugës së tyre drejt Evropës ishin meshkuj. „Do të thotë se shumë njerëz janë në rrezik në det, sidomos në dimër, dhe më shumë kanë nevojë për mbrojtje në vend”, tha një koordinator i UNICEF-it për krizën e refugjatëve.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here