Rrugës në Gjilan i ngjitet emri i Sinan Hasanit – reagojnë veteranët e UÇK-së

0

Ahmet Daku, kryetar i veteranëve të luftës të UÇK-së në qarkun e Gjilanit në Kosovën lindore, tha se rruga në fshatin e lindjes së Sinan Hasanit, në Pozheran, nuk duhet të marrë emrin e ish-presidentit, i cili është akuzuar se ka qenë pjesë e një regjimi që shtypi shqiptarët etnikë gjatë kohës që ai ishte në detyrë në vitet 1986-1987.

Daku më tha se historianët shqiptarë fillimisht duhet ta studiojnë objektivisht Hasanin, për t’u siguruar që faktet në lidhje me rolin e tij në sistemin jugosllav janë të qarta.

“Ai ishte presidenti i rreth 24 milionë banorëve të ish-Jugosllavisë. Sinan Hasani do të mbetet gjithmonë një figurë e kontestuar për ne, derisa veprimtaria e tij e asaj kohe të bëhet e ditur për publikun,” tha Daku për BIRN.

Hasani, i cili ishte gjithashtu novelist, shërbeu si president i Jugosllavisë nga maji 1986 deri në maj 1987. Ai dhe shqiptarë të tjerë të Kosovës që morën poste zyrtare në regjimin komunist jugosllav janë akuzuar si bashkëpunëtorë në shtypjen e popullit të tyre.

Por Driton Ramiqi, kryetari i këshillit të fshatit në Pozheran, tha se kishte mbështetje të fortë vendase për këtë ide.

“Ne nuk e kemi refuzuar këtë për shkak të ndjeshmërisë së çështjes. Më shumë se 70 për qind e popullsisë në fshat kanë mendime pozitive në lidhje me Sinan Hasanin,” tha Ramiqi për BIRN.

Naim Pira, kreu i asamblesë në komunën e Vitisë, ku ndodhet Pozherani, tha se emri i rrugës u miratua në vitin 2014 pasi propozimet u rishikuan nga komisioni komunës.

“Në komision kishte veteranë e lufte dhe të gjithë përfaqësuesit e partive politike në komunën tonë. Komisioni nuk pati asnjë shqetësim dhe pastaj asambleja e miratoi atë,” tha Pira për BIRN, transmeton Express.

Ai citoi se nuk ishte në dijeni të ankesave të veteranëve të UÇK-së nga Gjilani.

“Kam marrë rreth dhjetë ankesa nga qytetarët, por asnjëra prej tyre nuk ka lidhje me Sinan Hasanin,” tha ai.

Ai shtoi se të gjitha tabelat për rrugët e sapoemëruara në komunë do të vendosen në fund të këtij muaji.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here