Qëndrim Gashi ambasador i ri në Francë në vend të Muhamedin Kullashit

0

Kosova përfaqësohej në Francë nga një personalitet i shquar i fushës akademike.

Bëhet fjalë për ambasadorin Muhamedin Kullashi, profesor në universitetin Parisi 8. Por, me largimin e tij, pas dy mandate të përfaqësimit të diplomacisë kosovare në Francë, atje Kosova do të dërgojë sërish një emër të shquar të shkencës: profesori i matematikës në Universitetin e Prishtinës, Qëndrim Gashi
Ky i fundit, në një prononcim për portalin Orainfo, duke folur për avancimet akademike në UP, e ka pranuar se nga shtatori nuk do të jetë pjesë e këtij universiteti.

Por, lajmi.net ka mësuar se Gashi nga karriera akademike do të kalojë sërish në politikë.

Njëri nga ish-udhëheqësit e partisë së dikurshme FER, tani do të përfaqësojë Kosovën në njërin nga shtetet më me ndikim në politikën dhe ekonominë, jo vetëm evropiane, por edhe atë globale – në Francë.

Ndryshe, ajo çfarë e veçon Gashin, është ecja e tij e shpejtë në rrugën e avancimit akademik. Ai kishte arritur që në moshën 26 vjeçare të përfundoj doktoraturën në Universitetin e Çikagos në SHBA. Por, edhe më të veçantë e bënë fakti se ai kishte filluar studimet në Universitetin e Prishtinës, duke kaluar aty drejtpërdrejtë nga shkolla fillore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here