RrGGK dënon grafitin fyes për Jahjagën, thotë se do ta mbuloj atë

0

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) dënon rëndë vizatimin e grafitit me portretin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në murin e një prej ndërtesave të rrugës “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK) e konsideron këtë akt seksist dhe mizogjinist. Një akt i tillë, është fyes dhe i papranueshëm për cilindo qytetarë të Republikës së Kosovës, thuhet në njoftim.
Për të shprehur pakënaqësinë dhe njëherit dënimin që RrGGK i bën këtij akti, sot në ora 11:00, RrGGK ndërmerr aksion për lyerjen, gjegjësisht mbulimin e këtij grafitit të shëmtuar.

RrGGK çmon lartë punën dhe kontributin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga në të gjitha sferat e jetës së qytetarëve të vendit tonë, me theks të veçantë në përkrahjen e të drejtave të grave.

RrGGK vlerëson lartë imazhin e mirë të Presidencës nën mandatin e saj, si një institucion i pakorruptuar i taksapaguesve tanë, i cili është imazhi që më së miri e ka përfaqësuar Kosovën ndërkombëtarisht.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here