Rrëzohet gjatë testit vetura e parë fluturuese (video)

0

Aeromobil 3.0 sot u rrëzua në një provë testi.Është kjo vetura e parë fluturuese e cila që në testin e parë në Sllovaki dështoj dhe u shkatërrua pothuaj tërësisht.Prototipi u shkatërrua  kryesisht në pjesën e përparme,afër aeroportit Nitra gjatë kohës sa bënte testin dhe në komandë ishte vetë fabrikuesi i tij Stefan Klein.

Sipas konstruktorit prototipi i veturës së parë fluturuese së shpejti kishte paralajmëruar daljen në shitje por në numër shumë të kufizuar.Dështimi i sotshëm gjatë testit do të zgjatë më tepër daljen e tij në shitje,si rezultat i sigurisë dhe analizave që duhet të bëhen për të ardhur deri të përgjigja e shkakut të mos funksionimit të sotshëm.

2984665

“Ne jemi në fazën e homologimit të veturës fluturuese dhe krejt është e natyrëshme që kjo do të marrë kohë.Procedurat janë më të gjata sepse kemi të bëjmë në të njëjtën kohë me një veturë por edhe me një aeroplan”-deklaroi në muajin prill zëdhënësi i kompanisë Stefan Vadocz.

Aeromobili në fakt ka fluturuar,ky ishte vetëm një test ndër shumë testet e homologimit që duhet të kaloj.Veçoritë e kësaj makine aeroplan janë se në pozitën veturë mund të arrijë deri në 160 km/h,krihët e tij 6 metërsh mblidhen,ndërsa në pozitën aeroplan arrin shpejtësinë 200 km/h,dhe brenda saj mund të vendoset piloti dhe një pasagjer.

Është kjo vetura e parë aeroplan dhe nëse gjithçka shkon si duhet dhe sipas parashikimeve të kompanisë sllovake në treg mund ta shohim në vitin 2017.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here