Rrëzohet autobusi anglez në autostradën e Belgjikës,një i vdekur dhe disa të lënduar(foto)

0

Një autobus anglez është rrëzuar sot në autostradën E40 në Belgjikë.Bilanci është një i vdekur,2 të lënduar rëndë dhe disa lehtë.Autobusi bartte 34 fëmijë dhe 6 të rritur,shoqërues të fëmijëve.Autobusi u përplas në një shtyllë të autostradës në momentin kur shoferi për arësye tash për tash të panjohura humbi kontrollin.

Ngjarja ndodhi të dielën në mengjes rreth orës 9 e 45,në autostradën E40,në afërsi të qytetit Midelkerke në rajonin e Flandrës Perëndimore,-përcjellë portali Online.

Sipas informatave që posedojnë mediat belge,autobusi vinte nga qyteti Koln i Gjermanisë,nga një ekskursion shkollor.”Një pjesë e madhe e nxënësve janë lëshuar nga spitali dhe prindërit kanë ardhur që t’i marrin”,-thotë prefektja e qytetit Midelkerke Janna Lommel-Opstaele,ndërsa kompania angleze me të cilën shkolla kishte marrëveshjen kanë sjellur në vendin e ngjarjes një autobus tjetër për t’i bartur fëmijët në Angli./Online

Sans titre 4

Sans titre 6

Sans titre 7

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here