Rrëzohet aeroplani,lëndohet aktori Harrison Ford

0

Aktori amerikan Harrison Ford është lënduar në një aksident të një aeroplani në të cilin ai udhëtonte.Aeroplani u rrëzua në rrethinë të qytetit Los Anxhelos.Harrison Ford,72 vjeçar është lënduar në kokë por nuk është në gjendje të rëndë ndërsa piloti është shtrirë në spital në një gjendje të rëndë.Sipas zëdhënësit të zjarfikësve të Los Anxhelosit një pilot është lënduar rëndë dhe se është dërguar në spital pa e treguar identitetin e pilotit.”Kur kemi arritur në vendin e ngjarjes kemi parë një aeroplan të vogël i cili ishte rrëzuar në një teren golfi afër aeroportit Santa Monika” ka deklaruar Eric Scott,zëdhënës i zjarrfikësve të Los Anxhelosit.Mësohet se aeroplani ishte një aeroplan për dy persona,ndërsa dëshmitarët e rastit rrëfejnë aktori i famshëm Harrison Ford ka arritur të dal vetë nga aeroplani dhe të drejtohet në këmbë të veta drejt ndihmës së shpejt.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here