Rrëzohet aeroplani gjatë gjirimeve të filmit më të ri të Tom Kruzit:dy të vdekur

0

Një aeroplan i vogël që merrte pjesë në gjirimet e filmit “Mona”,film në të cilin luan edhe aktori i njohur Tom Kruz,është rrëzuar të premten në Kolumbi me 3 pasagjer brenda.Sipas AFP-së nga personat sa ndodheshin në brenda,2 janë të vdekur.-ka njoftuar shërbimi i aviacionit kolumbian,transmeton portali shqip ONLINE.

Aparati është shkatëruar në  San Pedro të Milagros,në një regjion malor rreth orës 22 h 30 minuta sipas kohës evropiane.Në aeroplan ndodheshin 3 shtetas amerikan:Alan David Purwin, Jimmy Lee Garlan dhe Carlos Berl.

Lajmin për vdekjen e dy shtetasve amerikan e kanë dhënë autoritetet e aviacionit civil columbian duke u bazuar në dëshmit e banorëve të zonës ku ndodhi aksidenti.

Tom Kruze,është duke qëndruar në Kolumbi prej 20 gushtit në gjirimet e filmit “Mona”,film që skenarin e ka të bazuar në jetën e pilotit amerikan Bari Seal,që ka punuar për Pablo Eskobarin,i vrarë nga policia kolumbiane në vitin 1993.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here