Rreze Abdullahu do ta promovojë ditarin e luftës në Shkup

0

Ditari i autores nga Ferizaj, Rreze Abdullahu – “Nuk du luftë”, promovohet të martën mbrëma në Librarinë e Çarshisë në Shkup.

Në pranverë të 1999-s, Rreze Abdullahu, një nxënëse nga Ferizaj, syçelë dhe mendjehapët për çka po ndodhte përreth mbante shënime në një fletore shkolle, pa e ditur as vetë se po hidhte në letër një prej rrëfimeve më mbresëlënëse të ngjarjeve dramatike të Kosovës.

Qe krejt afërmendsh se me 10 prill të po atij viti, kur ajo mbushte 9 vjet, nuk e pati ngenë kush t’ia uronte ditëlindjen…
Mu atëherë kur zjarmia e luftës nëpër Kosovë po përhapej gjithnjë e më tepër, n’ato shënime, nëntëvjeçarja, me pafajësinë dhe vështrimin engjëllor, lëshonte ankesën e vet, sa të rëndë aq dhe të njerëzishme njëkohësisht.

Ditari i nëntëvjeçares nga Ferizaj, Rreze Abdullahu – “Nuk du luftë”, promovohet të martën mbrëma në Librarinë e Çarshisë në Shkup. Libri ka për redaktor Petrit Palushin dhe gjuhësisht është kontrolluar nga Agim Morina.

KultPlus.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here