Rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm trupat e luftëtarëve të vrarë në Kumanovë u sollën në Kosovë

0

Sot rreth orës 04:00 të mëngjesit në kufirin te Hani i Elezit janë futur në Kosovë trupat e pajetë të 9 luftëtarëve të UÇK-së të vrarë në luftimet e para disa ditëve në Kumanovë. Ata trupa janë shoqëruar nga familjarët dhe një kolonë e gjatë automjetesh. Një numër i konsiderueshëm i qyetarëve kanë qëndruar tërë natën në kufi dhe i kanë pritur trupat e atyre që konsiderohen heronjtë më të ri në historinë e re kombëtare shqiptare. Bashk me kortezhin ka qenë edhe Arsim Gërxhaliu, drejtor i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Gërxhaliu ka publikuar në llogarinë e tij në Facebook pas orës 05:00 edhe 2 fotografi nga ngjarja me mbishkrimin “I sollëm më në fund në shtëpi”. Sipas njoftimeve trupat e pajetë të luftëtarëve shqiptarë janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë ku disa prej familjarëve kanë kërkuar riekzaminim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here