Rreth 80% e policëve të Shqipërisë kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane

0

Rreth 80 për qind e punonjësve të Policisë së Shtetit të Shqipërisë, nën moshën 40 vjeç, kanë aplikuar për lotarinë amerikane dhe kryesisht ata që janë kryefamiljarë, po presin janarin e vitit që vjen për t’u larguar nga Shqipëria.

Disa statistika, që tregojnë situatën e vështirë ekonomike me të cilën po përballen punonjësit e Policisë, i janë bërë të ditura Kryeministrit Edi Rama, përmes një letre të Sindikatës së Policisë.

Në letër, shefi i qeverisë informohet mbi situatën aktuale të punonjësve të policisë si dhe i parashtrohen disa kërkesa me karakter ekonomik.

Sindikata e Policisë vëren se 80% e efektivëve kanë aplikuar për Lotarinë Amerikane, ndërkohë që 70% familjeve të policëve jetojnë janë nën minimumin jetik, – thuhet në shkresë.

Në letër thuhet se kushtet e vështira në punë janë bërë të papërballueshme për ata dhe familjet e tyre.

Shkresa e  SSHPSH në emër të shtatë mijë efektivëve të policisë së Shtetit, përmban 11 pika në formë kërkese.

Së pari kërkohet rritje pagash pasi sikurse thonë kanë prej mëse katër vjetësh ose që nga viti 2014 që pagat e tyre kanë mbetur në vendnumëro. SSHPSH thekson se efektivët e policisë shqiptare janë ndjeshëm më pak të paguar në krahasim me homologët evropianë.

Po ashtu SSHPSH kërkon që çdo punonjës policie të marrë në fund të vitit një pagë të trembëdhjetë.

Gjithashtu kërkojnë që t’u paguhen orët shtesë, vështirësitë, ditët e pushimeve të javës si dhe të festave.

Për më tepër, që prej dy vjetësh nuk u janë paguar as dietat e prapambetura.

Ndërkohë, për punonjësit e policisë së Tiranës, orët suplementare nuk janë paguar që nga viti 2016 për disa nga gjashtë komisariatet.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here