Rreth 680 milionë euro borxhe do të falen: Ja kush do të mund të përfitojë?

0

Rreth 680 milionë euro janë borxhet që do të falen me ligjin për faljen e borxheve. Këto të dhëna i ka bërë të ditur zëvendës ministri i financave Agim Krasniqi, gjatë prezantimit të ligjit për faljen e borxheve në komisionin parlamentar për buxhet dhe financa, transmeton Express.

Deputetët thanë se nuk është e drejtë qe bizneset e fuqishme që nuk kanë paguar obligimet ndaj ATK-së dhe doganave deri në fund të vitit 2008 të falen.

Ata vlerësojnë se me faljen e borxhit të këtyre bizneseve krijon pabarazi tek bizneset.

Krasniqi: Rreth 680 milion euro përllogariten të jenë borxhe që do të falen

“Sipas vlerësimeve të institucioneve gjegjëse shumë e borxhit që do të falet vlerësohet të jetë rreth 680 milion euro, prej rreth 148 milion janë borxh nga ATK-së, 6 milion janë borxh ndaj doganave të Kosovës, 57 milion euro borxh tatime në pronë dhe pjesa kryesore ka të bëjë me shumën rreth 465 milion që janë borxhe ndaj ndërmarrjeve publike”, tha Krasniqi.

Po ashtu Krasniqi ka treguar se kush do të mund të përfitoj nga ligji mbi faljen e borxheve.

Krasniqi: Personat që do të fa len duhet të kalojnë nëpër disa procedura

“Për të përfituar nga falja e borxheve, personat fizik edhe juridik duhet të ndjekin disa procedura …Duhet të kryejnë pagesën e plotë të obligimit për periudhën 1 janar 2009 më 31 dhjetor 2014, atëherë personat e këtillë përveç faljes së tërësisht të borxhit për periudhën deri në dhjetor 2008 do të përfitojnë me faljen e gjobave interes dhe ç’do obligim tjetër që rrjedh nga mos pagesa me kohë e kryerjes së borxhit për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014. Më tutje janë të obliguar të lidhin marrëveshje me institucionet personat fizik dhe juridik marrëveshje me institucione shtetërore ose ndërmarrjet publike për pagesës e borxheve me këste për periudhën 1 janar 2009 deri më 31 dhjetor 2014”, tha Krasniqi.

Ndërsa, Naser Osmani, nënkryetar i komisionit për buxhet dhe financa ka kërkuar sqarime dhe ka thënë se 90 për qind nuk janë qytetarët që përfitojnë ku sipas tij janë bizneset që përfitojnë.

Osmani: Nuk janë 90 për qind e qytetarëve që përfitojnë nga ky ligj

“Falja e borxheve që ka të bëjë me Administratën Tatimore dhe Doganën që është diku ka 154 milion te dyta a nënkupton kjo që është fal atyre ndërmarrjeve që kanë bankrotuar dhe më nuk janë aktive në ekonomi…. Këto që po e thoni që është 90 për qind për qytetarët nuk del 90 për qind në bazë të përqindjeve dhe të shumave që I keni dhënë nuk del po kishim pas dëshirë të jetë 100 për qind në shërbim të qytetarëve po të dhënat që i kemi përpara prej 680 milionëve 152 milion falet sektori biznesor kjo do të thotë nuk është 90 për qind edhe këtë ndarje të biznesit a e keni bërë “, tha Osmani.

Po ashtu edhe Safete Hadërgjonaj, ka thënë se nuk mund të falen ato biznese të fuqishme që vazhdojnë të kenë biznesin ende.

Hadërgjonaj: Nuk pajtohem të ju falen borxhet bizneseve aktive

“Ne po I demoralizojmë të gjithë ata të cilët mendojnë për funksionimin e këtij shteti. ….Individi qytetari është ndryshe po biznesi e krijon biznesin e vetë për të përfituar vet po njëkohësisht për të kontribuar për shtetin e vet. Prandaj ata të cilët nuk kanë qenë kontribuues ndaj shtetit dhe kanë funksionuar fuqishëm që nga themelimi I tyre deri më sot unë nuk pajtona që atyre të ju hiqen borxhet”, tha Hadërgjonaj.

Ndërsa, Krasniqi, ka thënë se ky ligj do të ketë edhe disa akte të tjera nënligjore.

Krasniqi: Ligji do të ketë akte nënligjore

“Ky ligj harrova të them se do të përcillet edhe me akte të tjera nënligjore që do të sqarojnë nëse e ka mbet diçka pa u sqarua. Se është për herë të parë një ligj i tillë që po aprovohet në qeveri pjesa tjetër që biseduam këtu po falës te qytetarët po mendoj edhe personat fiski dhe juridik po me gjithat ky ka qenë vlerësim i një komisioni të pavarur edhe sigurisht ka hapësirë për me shikuar”, tha Krasniqi.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here