Më shumë se 200 gra të vetmuara serbe e kanë blerë spermën e meshkujve danez që fëmijët t’u ngjajnë atyre

0

Antonia Adzic kurr nuk do ta takojë babinn e saj. Por kur të rritet pak më shumë nëna e saj do të ia shpjegoj se ai është programer kompjuterësh, se ngjyra e tij e preferuar është e kaltra, ndërkaq shtaza e tij e preferuar, luani. Ajo do të shtojë se atij i pëlqen futbolli, udhëtimet e shpeshta, se ka dorëshkrim të bukur dhe se është danez. Përkatësai nacionale sigurisht do ta intrigojë Antonien e cila tani është 14 muajëshe. Kjo do ta ndihmojë atë të kuptoj se përse derisa nëna e saj ka flokë të zeza kaqurrele dhe sytë e zinjë, ajo ka sy të kaltër, flokë të verdhë dhe është në një mënyrë më e gjatë se shumë shokë e shoqe serbe, të cilët janë të mirë me nënën e saj. Ana Adzic është një nga 200 gratë në Serbi të cilat kanë blerë spermë nga dhuruesë të panjohur danez. “Unë kam dashur ta kem një fëmijë më shumë se gjithqka në botë,”, ka thënë Ana. “Unë isha 37 vjeqare dhe nuk besoja më se do të takojë dikë që do të mi përmbushte dëshirat e mia. Kështu unë zbulova se ka shumë femra si unë. Kjo më dha më shumë vetbesim dhe forcë. Pastaj unë zbulova spitalin privat ‘Acibadem Sistina’ në Maqedoni i cili po i ndihmonte nënat e vetmuara që të mbesin shtatzëna. Unë ua dërgova atyre një email dhe shpejt udhëtova për në Shkup.” ka rrëfyer kjo grua. Ky ishte fillimi i një udhëtimi të gjatë për Anën e cila me profesion është gazetare. Asaj mandej i janë dashur trajtime e analiza të shumta e të ndryshme. Ajo ka rrëfyer se të gjitha këto trajtime i kanë kushtuar rreth 5 mijë euro. Në klinikën “Acibadem Sistina” në Shkup janë kryer 6 mijë lindje që kur është hapur para 14 vjetësh kryesisht duke punuar me spermën e konservuar të “Cryos International” nga Aarhus në Danimark. “Unë gjithmonë i kam preferuar meshkujtë bjond, ndoshta pse unë jam zeshkane si turke. Ata më treguan fotografinë e një mashkulli danez dhe ai më pëlqeu. Më përlqeu fakti se ishte programer kompjuterësh sepse unë kam studjuar matematikën në shkollë”, është shprehur Ana. Për disa muajë ajo ka udhëtuar rregullisht për në Shkup me autobus gjatë natës. “Unë u mësova që të mbërri në Shkup në ora 5 të mëngjesit, të marr një kafe në stacionin e autobusëve dhe të marr taksin për në ‘Sistina’. Ekzaminimet mjekësore fillonin në ora 08:00 dhe zgjasnin deri në 11:00 dhe pastaj kthehesha për në Beograd dhe drejt e në punë. Asnjëherë nuk jam ndjer e lodhur.” Dy tentimet e saja të para për shtatzëni kishin dështuar. Në tentimin e saj të tretë në shkurt të vitit 2013 ajo është kthyer në Beograd me veturë dhe 2 javët e radhës i ka kaluar në shtrat. Kishte mbetur shtatzënë dhe Antonia ka lindur me prerje cezariane më 2 nëntor kur Ana tashmë i kishte 40 vjetë. Emri i babait në certifikatën e lindjes së Antonias është i zbrazët, por nëna e saj ka filluar ta adaptojë atë me vendlindjen e babait duke i treguar para gjumit përralla që lidhen me Danimarkën duke u përpjekur t’i ndërlidhë ato përmes imagjinates edhe me lidhjen e Antonias me atë botë. “Unë nuk i shikojë meshkujt më, bile edhe aktori Sean Bean të kalojë afër meje, nuk e kthej kokën. E kam pagëzuar vajzën si një ortodokse kristiane dhe dua ta rris si një grua të lumtur”, është shprehur Ana. Antonia ka sytë të kaltër të pazakonshëm. “Ajo nuk është ngjyra e klimës sonë,” ka theksuar Ana. “Kushdo që e sheh thotë se ajo i ka sytë si të Vlladimir Putinit. Ata e quajnë Putince. Antonia ka gjak danez, por e adhuron muzikën ruse.” ka rrëfyer ajo. Ana ka mësuar se meshkujtë e rinjë danez nuk e dhurojnë spermën thjeshtë vetëm për para por shpesh sepse duan t’i ndihmojnë gratë si ajo. “Cryos International”, ishte themeluar në Gjermani më 1987 nga studenti i quajtur Ole Schou, i cili kishte huazuar para nga nëna e tij. Nga viti 1991, “Cryos” ka qenë përgjegjëse për 23 mijë lindje por numri i saktë mund të jetë shumë më i madh. Kompania eksporton sperm në më shumnë se 80 vende. Gjysma e klientëve aktual të “Cryos” janë gra të vetmuara dhe sipas përllogaritjeve brenda 10 vjetësh ato do të përbëjnë 70 për qindëshin. Në dhomat e “Cryos” që shfrytëzohen nga dhuruesit ka plotë fotografi të vajzave me pamje erotike dhe rafte me grumbujë revistash pornografike. Nga numri prej 400 dhuruesëve të rëgjistruar rreth 40 meshkujë e vizitojnë çdo ditë këtë kompani. Shumë nga ata kanë dhuruar spermë në disa raste. Dhuruesit potencial duhet të jenë të moshës 18 deri 45 vjeqare, pa ndonjë sëmundje serioze, në veqanti ato të trashëguara. Ata ju nënshtrohen ekzaminimeve rigoroze, testeve fizike dhe psikologjike dhe duhet t’u përgjigjen pyetësorëve rreth shprehive të tyre. Vetëm 10 për qind e kandidatëve i plotësojnë kriteret seleksionuese të “Cryos”. Kualiteti i lartë i spermës është sekreti i suksesit të kompanisë. Aktualisht 95 për qind e dhuruesëve janë danez por kjo statistikë ka për të ndryshuar që të mund të përmbushën kërkesat për spermë të meshkujve me flokë e sy të zinjë. “Nëse ne duam të jemi ndërkombëtar dhe të ndihmojmë gratë dhe qiftet në vende të ndryshme të botës neve na duhet jo vetëm sperma daneze por e të gjitha ngjyrave,” ka thënë pronari i kompanisë, Schou. Secili dhurues danez mund të zgjedhë nëse dëshiron të mbetet anonim. Njëri nga dhuruesit më të dëshiruar në “Cryos” është një burr i quajtur Anders. Ai është 40 vjeqar, ka shkollim universitar në anglishte dhe spermë të klasit të parë(kualiteti i spermës është përcaktuar bazuar në shkallën e suksesit në shtatzëni). Edhe pse ai është danez nga Aarhus, Anders dallohet me flokë e sy të zinjë. Ai dhuron spermë dy herë në javë dhe fiton rreth 500 euro në muajë. Ai nuk ka dashur ta fshehë identitetin nga fëmijët.”Nëse jam i gatshëm të jap spermën, të paktën është e arsyeshme që fëmijës të ia jap rastin ta njoh origjinën e tij apo të saj biologjike,” ka thënë Anders. “Cryos” merret ekskluzivisht me gratë. Për shembull nëse një grua dëshiron të jetë e vetmja që të ketë fëmijë me një burr të veqantë, ajo mund të blejë apo të rezervojë krejt spermën e tij dhe aty është mundësia që të blihet dhuruesi nga jashtë për një çmim shtesë prej 12 mijë eurosh. Gratë e interesuara mund ta zgjedhion dhuruesin sipas tipareve fizike(sipas gjatësisë, peshës, ngjyrës së flokëve, origjinës…)apo duke e dëgjuar zërin e tij, duke e parë dorëshkrimin e tij dhe fotografitë e tij kur ka qenë fëmijë. Shumica e këtyre burrave kanë fëmijë me gratë e tyre apo të dashurat. Nga viti 2009 sperma mund të porositet drejtëprdrejtë nga website i “Cryos-it” e cila operon në 19 gjuhë. Me blerjen e spermës e cila kushton 50 euro apo më shumë blerëset private marrin instruksione për mbarësim në shtëpi. Kjo është provuar si popullore me gratë e vendeve evropiane të cilat nuk i lejojnë gratë e vetmuara të mbesin shtatzëna përmes IVF(In vitro fertilization) në instiutcionet e shëndetit publik por nuk i dënojnë ato nëse e bëjnë këtë diku tjetër. Rregulloret evropiane ndryshojnë kur është fjala për IVF. Italia, Franca, Austria dhe Portugalia e lejojnë trajtimin vetëm për qiftet heteroseksuale, derisa Zvicrra dhe Turqia insistojnë se ato duhet të jenë të martuara. Çasje më liberale në këtë aspekt ka në Greqi, Spanjë, Britani, Danimark, Belgjikë dhe Finlandë. Gratë e vetmuara mund të mbesin shtatzëna në këtë mënyrë edhe në Rusi, Bjellorusi, Ukrainë, Bullgari dhe Maqedoni. Ligji i Serbisë thotë se gratë mund t’i nënshtrohen trajtimit IVF jashtë vendit nëse ato paguajnë për të. Nëse ato e duan përkrahjen e shtetit, rregulloret thonë se kjo është e mundur vetëm në rrethana të veqanta. Ligji as nuk e ndalon, as nuk ndihmon. Për shumë gra të vetmuara në Serbi shtatzënia artificiale është shanca e fundit që të bëhen nëna. Ato janë zakonisht rreth të 40-tave, të shkolluara, të pasura që kanë arritur çdo gjë, me përjashtim të krijimit të familjes. Dr Boban Janevski, nga “Acibadem Sistina”, i ka pikëpmjet e tij rreth këtij fenomeni të ndërlikuar në këtë regjion konservativ të Ballkanit.”Për 9 vjetë ne kemi patur më shumë se 200 gra serbe të vetmuara të shëndetshme të cilat kanë mbetur shtazëna në klinikën tonë dhe i kanë dërguar bebet në vendin e tyre. Kjo nuk është tabu tani. Forumet në internet po ndihmojnë shumë por reklama jonë më e mirë është definitivisht fjala e gojës.” ka thënë ai. Por mbetet çështje e hapur, qka ka tek meshkujt danez me të cilër gratë serbe kanë dëshirë aq të madhe dhe ndjenja aq të forta për të patur fëmijë.
(Newsweek)

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here