Rreth 2 mijë pata të bardha bien të ngordhura nga qielli në Idaho, kolera “avian” dyshohet të jetë shkaktare

0

Në Idaho rreth 2000 pata të bardha kanë rënë nga qielli të ngordhura këtë javë. Zogjtë, kërmat e të cilëve janë mbledhur gjatë fundjavës, dyshohet se kanë ngordhur nga kolera “avian”, siq ka thënë Departamenti i Peshkimit dhe Lojërave në Idaho të martën. “Zogjtë shtegtarë ishin në kthim nga migrimi nga jugperëndimi i SHBA-ve dhe Meksikos në bazën e tyre të mbarështimit në bregdetin verior të Alaskës,” ka thënë Steve Schmidt, një mbikëqyrësi rajonal. Ato ngordhën afër Dubois, Terreton dhe Roberts – të gjitha në pjesën lindore të shtetit. Është e paqartë se prej nga e kanë marrë bakterien patat, por autoritetet po përpiqen të sigurojnë që zogjtë e tjerë të mos ushqehen me kafshët e ngordhura dhe të përhapin sëmundjen. “Gjë e rëndësishme është që sa më shpejt të mbledhim sa më shumë prej trupave të ngordhur që të jetë e mundur, për të parandaluar ushqimin e zogjëve të tjerë mbi zogjtë e infektuar”, ka thënë Schmidt. “Biologët i kanë vërejtur rreth 20 shqiponja në afërsi të disa prej trupave të ngordhur. Për shkak të një periudhe të vonuar të inkubacionit është e pasigurtë se ku mund të gjenden këto shqiponja dhe nëse kolera avian do ti prek ato dhe kur do t’i prekë.” Edhe pse rezultatet zyrtare laboratorike nuk janë zbuluar, zyrtarët kanë thënë se shkaktare e ngordhjes së patave është kolera “avian”. Njerëzit nuk konsiderohen në rrezik të lartë për të marrë sëmundjen, sipas zyrtarëve të shëndetësisë amerikane.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here