Rreth 100 të dehur në spital, në Fier mbrëmë u teprua me pijen

0

Festat e fundvitit shquhen shpesh për teprim me pijet dhe me sa duket këtë vit rekordin e mban qyteti i Fierit.

Rreth 100 fierakë, kryesisht mosha të reja janë paraqitur në spitalin e Fierit orët e para të mëngjesit të sotëm në gjendje të dehur dhe me simptoma të intoksikacioni.

Mund të merret lehtë me mend se ndërrimi i viteve nuk është festuar vetëm më pije apo fishekzjarre.

Gjithsesi, pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm shumë nga të rinjtë kanë dalë nga spitali në drejtim të shtëpisë së tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here