Rreshka: Policia me grabiti turshitë, rakinë, reçelin dhe specat djegës

0

Një denoncim i rrallë është bërë në Elbasan ndaj policisë.  70-vjeçari Ramazan Rreshka ka akuzuar policinë e këtij qyteti se i ka grabitur rakinë, turshitë, reçelin dhe specat djegës.

Sipas Rreshkës, janë rreth 400 litra raki që janë marrë nga disa efektivë. 70- vjeçari thotë se rreth orës 24:00 pas mesnatës policët hynë në shtëpinë e tij pa autorizim dhe me dhunë.

Rreshka i është drejtuar me një ankesë Drejtorisë së Elbasanit, por nuk ka marrë përgjigje. Ai deklaron se policia ka ushtruar kontroll në shtëpinë e tij dhe ka ndaluar vajzën dhe dhëndrin, por pa dhënë sqarime mbi motivet.

Ndërkohë, polica konfirmon se kontrolli ka qenë i ligjshëm dhe po verifikohet origjina e mallit pasi dyshohet se ka hyrë kontrabandë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here