Rreh veten në ashensor, denoncon bashkëshortin për dhunë (Video)

0

Një grua kishte denoncuar bashkëshortin për dhunën në familje, duke treguar përpara policisë shenjat e disa plagëve në fytyrë, por në të vërtetë i kishte shkaktuar vetë.  Ngjarja ndodhi në Sydney, Australi dhe u raportua nga mediat më të rëndësishme në vend, përfshi këtu edhe The Sun.

Faisal Khan, një burrë me kombësi australiane, por me besim islamik, ishte takuar me Asmae , një vajzë marokene, nëpërmjet një vendi ku takoheshin njerëzit me besim mysliman. Të dy kishin rënë në dashuri dhe u martuan, por pas tetë muajve martesë, Faisal kishte filluar të dyshonte: njeriu, në fakt, dyshonte se Asmae ishte martuar me të vetëm për të marrë nënshtetësinë australiane.

Për këtë arsye, Faisal Khan kishte vendosur që t’i drejtoheshe një avokati për të nisur procedurat për divorc. Një mbrëmje, kur ai ishte kthyer në shtëpi, e kishte gjetur banesën të shkatërruar, me disa objekte të copëtuara dhe gruaja që i kishte bërtitur: “A mendoni se jeni më i zgjuar se unë? E di që po flet me avokatin. ” Menjëherë pas kësaj, gruaja u largua nga shtëpia për të hyrë në ashensor, ku ajo dhunoi veten me qëllimin që të denonconte bashkëshortin për dhunë në familje.

Menjëherë pas ankimit të gruas, Faisal Khan ishte arrestuar, por kishte arritur të merrte regjistrimet e kamerave brenda dhe jashtë ashensorit. Aty shihej qartë  kur gruaja qëllonte veten. Në fund, Faisal u lirua nga të gjitha akuzat, ndërsa Asmae, tani po hetohet për akuzë të rreme, ndonëse është arratisur për t’i shpëtuar drejtësisë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here