Rrëfimi i Elizabeth Taylor se pse martohej shpesh

0

Më 6 tetor 1991 Elizabeth Taylor martohet – për herë të tetë – me Larry Fortenskin, një puntor ndërtimi. Dasma u zhvillua në kompleksin e banimit të Michael Jacksonit , në Kaliforni mes një numri të shumtë paparacësh . Aktorja Taylor ka qenë e martuar tetë herë me shtatë burra, përfshi ish-senatorin John Warner. Një herë, kur e pyetën pse martohej aq shpesh, ajo u përgjigj, “Kur isha vajzë e re, prindërit më thonin; nëse do të kesh marrëdhënie dashurie, martohu – në këtë drejtim duket se ndjek modën e vjetër”. Përveç martesave, Elizabeth Taylor (1932 – 2011) ka pasur edhe shumë lidhje romantike, ku përfshihen Frank Sinatra, Henry Kissinger e Malcolm Forbes. Taylor, dy herë e nderuar me çmime Oskar, pati një karrierë filmike prej 61 vitesh – e cila filloi më 1941, kur ajo ishte vetëm 9 vjeç.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here