Rrëfimi i Almës: Puna ime në Dubai për 1500 euro nata

0

Një vajzë që punon prej disa vitesh si “eskort girl” në Dubai ka rrëfyer historinë e saj. Në një intervistë në emisionin “Top Show”, Alma ka treguar se çmimi i shërbimeve të vajzave si ajo shkon nga 200 euro për një orë deri në 1500 euro për një natë.

Alma thotë se në vendin ku jeton, shumë vajza e bëjnë këtë punë, por nuk kanë dijeni për njëra-tjetrën, pasi gjithçka duhet të mbahet e fshehtë. Ajo shprehet se nuk i mbeten shumë vite për të bërë këtë punë, pasi mosha mesatare e vajzave eskortë nuk i kalon 23 vjeç. Alma thotë se e bën këtë profesion me dëshirë dhe nuk do që ta paragjykojnë. Megjithatë, ajo thekson se jo të gjitha femrat duhet të ndjekin shembullin e saj.

“Unë njoh edhe djem që punojnë në Dubai në punë të ndryshme, jo vetëm femra. Ai është vendi i mundësive të mëdha, por jo të gjitha femrat duhet të ndjekin modelin tim”, shprehet Alma në intervistën e dhënë në kushte anonimati.

“Eskort girl” është një term që u referohet vajzave të reja, të cilat ofrojnë shërbime seksuale me pagesë për persona të rëndësishëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here