Rrëfim si në filma: Boshnjaku i shëmtuar, i martuar shtatë herë me shtatë bukuroshe! Ja si ia doli!

0

Duke pasë parasysh rritjen e numrit të shkurorëzimeve në vitet e fundit, avokatët të cilët merren me procedurat e divorcit shpejtë mund të quhen ekspertë për martesë.

Një prej tyre është Omar Mehmedbashiq nga Bosnja dhe Hercegovina, i cili për Klix rrëfeu përvojat nga karriera e tij. Ai tha se dikush në martesë futet shpejtë, dikush nga dashuria, e dikush meqë këtë e sheh si aventurë të shkurtër. Por, më i çuditshmi është një rast: personi që është shkurorëzuar shtatë herë.

“Ai ishte një njeri i cili ka punuar në treg. Nuk ishte fare tërheqës, por arriti të bënte për vete femrat tërheqëse dhe atë të bukura. Me gruan e parë ishte pesë vjet në martesë e pastaj u nda. Procedura ka përfunduar për një muaj. Kështu ai e kuptoi se të jetë i martuar e ka më lirë sesa të paguajë pije e të flirtojë me femrat. Me gruan e dytë u martua pas një muaji, e me të tretën tre muaj më vonë. Ai më femrat nuk i thirrtë në kafe, por secilës i shkonte te dera dhe e luste për martesë. Secila femër ishte më e bukur se tjetra”, thotë Mehmedbashiq.

Ai e kuptoj se femrat më shumë besojnë në letër se në njerëz, sepse secila, pa marrë parasysh pamjen e tij dhe sjelljen, martohej me të.

“Grave secili u ofron kafe, pastaj argëtim dhe aventurë, e pakkush martesën. E pikërisht ky ofron martesën të cilën e konsumon si aventurë. Në fund e pash me një mjeke që dukej si ‘lepurushe’ nga Playboy. Nuk e besoja se është me të. Jam i bindur se nuk do të dilte me të po t’i ofronte ai kafe. Kur e pyeta njërën nga ato se pse ishte me të, më tha se të gjithë e tradhtuan në shoqëri e kafe, e ai i erdhi te dera dhe i kërkoi martesë. Kjo tregon se si femrat qorras besojnë në letra”, thotë avokati.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here