Rrëfehet familja e të vrarit nga Sopija e Suharekës

0

Egzon Mazreku 22 vjeçar u vra mbrëmë në shtëpinë e tij në Sopijë të Suharekës dhe babai i tij Naimi ka mbetur i plagosur, policia ende po e heton rastin, por nuk ka të arrestuar.

Ekipi i Klan Kosovës ka qëndruar sot në familjen Mazreku në Sopijë, ku ata kanë rrëfyer tmerrin që kanë përjetuar mbrëmë.

Njerka e  Egzonit të vrarë, Drita Mazreku, ka treguar si ka nisur ngjarja. Ajo i ka thënë Klanit se dikush jashtë oborrit ka gjuajtur me gurë xhamat e shtëpisë me qëllimin që  ndonjëri nga familjarët të dalë jashtë. Në ato çaste për të parë çfarë po ngjan  ka dalë Egzoni i cili e ka parë një person, personi në fjalë që ishte më pastaj vrasësi i tij i kishte thënë Egzoni se do ta vras babain.

Më tej, Egzoni ishte futur në shtëpi rrëfen njerka e tij, ku ia kishte kumtuar çfarë po ndodh, në ato momente personi i panjohur është futur në korridor dhe ka filluar një përlshje fizike , më pastaj dorasi ka shtirë me armë ku ka lënë të vdekur Egzonin dhe Naimi ka marrë tre plumba dhe është dërguar për mjekim në spitalin e Suharekës,e më vonë në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë,njofton Klan Kosova.

Person pak i plotë dhe me mustaqe siç e përshkruan Drita ia ka mbathur pastaj, madje deri tek dera e ka ndjekur kjo vetë në ato momente tragjike.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjithë njësitë policore, përfshirë sot edhe atë hetuese, të cilët i kanë shfaqur familjes foto të ndryshme që do të mund të ishte ndonjëri nga sulmuesit. Drita tregon se ajo nuk e mbante mend fytyrën e tij, por këtë e ka bërë motra e Egzonit e cila në njërën nga fotot e shfaqura ka spikatur njërin si vrasësin e vëllait të saj.

Një kushëri i Egzonit në prononcim për Klanin ka kërkuar drejtësi  për kushëririn e tij të cilin e quan punëtor dhe njeri që s’ka pasur të keq me askënd.

Drita Mazreku ka thënë se askush nga familja nuk ka pasur ndonjë problem me dikë, që do të mund të sillte një tragjedi të tillë.

Momentalisht, trupi i Egzonit është në obduksion , ku janë duke u bërë të gjitha hetimet përkatëse.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here