Rrëfehet Blendi Fevziu: Ja pse u prish miqësia me Sali Berishën

0

Në një intrevistë për suplementin e së shtunës në “Panorama”, “Panorama Plus”, gazetari Blendi Fevziu rrëfen prapaskenat e emisionit “Opinion”, raportet e tij me politikanët e njohur dhe tregon pse prezenca e tyre në studio, është gjithnjë më e rrallë.

Ajo që ne shohim në talk show­n “Opinion”, kur bëhet fjalë për politikën, është një debat i fortë e shpesh me tone të larta. Por pjesa që nuk shohim, negociatat që bën gazetari i njohur për të mbërritur deri në realizimin e një emisioni si ky, janë po aq interesante.
Blendi Fevziu ka vendosur ta ndajë me lexuesin tonë edhe këtë pjesë, madje ai nuk ngurron të flasë për marrëdhëniet personale që ka me disa prej politikanëve.
Pyetur per ate qe te gjitheve u ka rene ne sy, faktin pse Berisha qe vinte aq shpesh ne studion e tij, nuk po shfaqet me dhe per zerat qe ata i kane prishur marrëdhëniet, Fevziu pergjigjet:
“Unë kam pasur një raport miqësor me zotin Berisha. Në këto 25 vite gazetari kam krijuar marrëdhënie me pothuajse gjithë njerëzit e rëndësishëm në vend, por Berisha dhe pak të tjerë kanë qenë miq. Ky raport është prishur për arsye të emisionit dhe qëndrimit të tij. Nuk e kam prishur unë, por zoti Berisha dhe, përderisa ai nuk mi ka bërë asnjëherë arsyet e tij prezente, unë nuk mund të flas për to. Nëse do ta pyesnit dhe do fliste, mund të më shërbente edhe mua për të kuptuar më shumë”.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here