“Franca s’mund ta lejonte largimin e vëllait(Greqisë) nga shtëpia”

0

Ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi e quajti marrëvëshjen e Greqisë me Bashkimin Europian një arritje historike. I ftuar në “Natë me Xhaxhiun”, ai vlerësoi kontributin e Francës në krijimin e Eurozonës dhe BE-së.

Duke u ndalur te mundësia e daljes së Greqisë nga Euro, ai tha se Franca nuk mund ta lërë një nga vëllezërit e zonës euro të largohet nga shtëpia.

“Është një marrëveshje e rëndësishme. Kjo pasi qëndrimet ishin të larguara nga njëra-tjetra. Presidenti Hollond punoi që të arrihej kjo marrëveshje. Do të ketë ende sakrifica për të të bërë nga ana e Greqisë dhe zonës Euro. Është moment historik. Franca bën pjesë te vendet që e kanë themeluar BE-në dhe zonën Euro. Nuk mund ta pranonte që një nga vëllezërit e zonës Euro ta largojë nga shtëpia. Franca ka edhe një përgjegjësi për Greqinë”, tha zoti Fitoussi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here